-0.3 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

Revista e njohur gjermane për situatën Kosovë-Serbi: Një bombë në mes të Evropës

Revista e njohur në gjuhën gjermane “Cicero” i ka kushtuar një artikull të gjatë rrjedhës së tensionuar të marrëdhënieve Kosovë-Serbi, aktiviteteve të Rusisë në drejtim të destabilizimit të Ballkanit Perëndimor dhe përpjekjeve të bashkësisë së organizuar ndërkombëtare për të parandaluar shpërthimin dhe ripërtëritjen e konflikteve të armatosura në këtë rajon të ngjeshur nga tensionet.

Në një artikull të përbashkët nga dy ekspertë të çështjeve të sigurisë dhe politikës ndërkombëtare – David Shedd dhe Ivana Stradner – thuhet se konflikti Kosovë-Serbi mund të përshkallëzohet për shkak të aktiviteteve destabilizuesve të presidentit rus, Vladimir Putin dhe presidentit serb, Aleksandër Vuçiç, derisa fuqitë perëndimore janë të fokusuara ndaj Ukrainës dhe Izraelit.

Autorët e artikullit të titulluar “Një bombë në mes të Evropës” sugjerojnë se ekzistojnë shumë indikacione se incidentet e fundit në pjesën veriore të Kosovës të banuar me shumicë serbe shkojnë përtej tensioneve të njohura të viteve të fundit, duke përfshirë fushatën dezinformuese të Rusisë për të ngjallur mosbesimin e serbëve të Kosovës dhe për të përhapur mesazhe luftënxitëse.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img