Presidentja Osmani dhe kryeministri Kurti kanë shpërndarë një shkrim të revistës amerikane “Condé Nast Traveler” që ka radhitur edhe Kosovën një prej destinacioneve që duhet vizituar gjatë vitit 2024.
Të dy udhëheqësit bënë thirrje që të vizitohet Kosova dhe të zbulohen bukuritë e saj.
“Thesaret e fshehura të Kosovës, luginat e paprekura dhe malet mahnitëse kanë arritur te CN Traveler Vendet më të mira për të shkuar në Evropë në 2024! Ju ftojmë të përjetoni bukurinë befasuese që ofron vendi ynë dhe mikpritjen e jashtëzakonshme të popullit të Kosovës!”, ka shkruar Osmani në X.