1.5 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

Reuters: Presidenti Biden do të marrë emërimin e partisë përmes votimit virtual përpara kuvendit

Brenda disa javësh, presidenti Joe Biden do të marrë emërimin e Partisë Demokrate përmes një votimi virtual, pavarësisht thirrjeve për t’u tërhequr nga gara presidenciale, thanë për agjencinë e lajmeve Reuters katër individë të përfshirë në proces. 

Emërimi virtual bëhet në prag të mbajtjes së kuvendit kombëtar demokrat në Çikago në fund të gushtit.

Zakonisht, demokratët dhe republikanët i shfrytëzojnë kuvendet kombëtare për të emëruar zyrtarisht kandidatët e tyre presidencial.

Por demokrati Biden do të marrë emërimin zyrtar disa javë përpara se partia e tij të hapë kuvendin kombëtar në Çikago më 19 gusht.

Nuk është e qartë se si do të funksionojë saktësisht procesi i emërimit të hershëm, thanë zyrtarët demokratë.

Votimi virtual është një “ide e keqe”, thotë Aaron Regunberg, anëtar i komitetit drejtues të grupit demokrat “Pass the Torch”, duke shtuar se kjo, “do të minonte thellësisht moralin e demokratëve, delegatëve, vullnetarëve, organizatorëve, donatorëve dhe votuesve të zakonshëm, në situatën më të keqe të mundshme”.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img