Ish-kryeministri Ramush Haradinaj do të mbetet në paraburgim në Francë, deri në një kërkesë zyrtare të Serbisë për ekstradim të tij, ka njoftuar Gjykata e Apelit në Francë.
Haradinaj, që u ndal dje në Francë, konsiderohet nga Serbia si kriminel lufte me rolin e tij si udhëheqës i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Ramush Haradinaj u ndalua nga autoritet franceze gjatë ditës së djeshme, në pjesën franceze të Bazelit, bazuar në një urdhërarrest të Serbisë të lëshuar në vitin 2004, kinse për krime lufte.
Haradinaj dy herë është shpallur i pafajshëm nga Tribunali i Hagës ku po gjykohej si i dyshuar për krime lufte.