Edhe pse kanë përkrahur inciativën për shkarkimin e Kryesuesit të Kuvendit Komunal, Shefi i grupit të asamblistëve të PDK-së në Prishtinë, Leutrim Retkoceri tha se PDK-ja ka përfunduar koalicionet, raporton PrishtinaPress.
I pyetur se a pritet ndonjë koalicion nga Partia Demokratike e Kosovës me partitë tjera opozitare, Retkoceri tha se PDK-ja nuk do t’i bashkohet ndonjë koalicioni.
“Jo, Partia Demokratike e Kosovës ka përfunduar koalicionin që ka pasur, ne nuk do të kemi as kandidat për kryesues komunal.”
Retkoceri sërish tregoi arsyen e prishjes së koalicionit me LDK-në.
“Tashmë i kemi më shumë se 19 ditë që e kemi mbaruar koalicionin me LDK-në, kjo ka ardhur se në një seancë ne kemi marrë një qëndrim kundër votimit të këmbimeve të pronave në Badovc.”
Ai poashtu hedhi poshtë komentimet nga VV-ja se partia e tyre është ende me një këmbë në pushtet pasi PDK-ja ka ende në pozita drejtorët dhe kryesuesit e bordeve në ndërmarrjet publike.
“Qëndrimet tona janë publike, dhe pas kësaj seance shihet se kush ku qëndron.” përfundoi Retkoceri. /PrishtinaPress/
Intervista e plotë: