Leutrim Retkoceri, shefi i asamblistëve të PDK-së në Komunën e Prishtinës, ka reaguar ndaj akuzave të drejtorit të Shërbimeve Publike në Kryeqytet, Bekim Brestovci, siç tha ai, kthim në gjendjen e mjerueshme të qytetit në raport me pastrimin.
Retkoceri, në një postim në Facebook, ka deklaruar se Komuna e Prishtinës nuk do të mund t’i keqpërdorin paratë që shkojnë për KRM “Pastrimi”
Por, Retkoceri duket se ka harruar gjendjen e mbeturinave kur ato menaxhoheshin nga PDK-ja.
Sa ishte drejtor i Sherbimeve Publike, Ilirik Musliu nga PDK-ja ishte shkarkuar nga kryetari Rama për keqmenaxhim të mbeturinave në Kryeqytet, ku më pas edhe u prish koalicioni LDK-PDK në Prishtinë.
Për këtë kishte reaguar edhe kryetari Rama i cili morri hapa të ri i cili angazhoi një kompani private për largimin e mbeturinave.
Tani në Prishtinë duket dukshëm se mbeturinat kanë filluar të largohen me rregull./PrishtinaPress/