Site icon PrishtinaPress

Restoranti në SHBA krijon tavolina gome me rrota – për të respektuar distancën gjatë pandemisë

Një restorant në Maryland të SHBA-së ka krijuar tavolina gome – të dizajnuara kryesisht për të respektuar distancimin shoqëror gjatë pandemisë së coronavirusit.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, “Fish Tales”, i vendosur në Ocean City, e ka shfaqur këtë ide në një transmetim të drejtpërdrejtë në Facebook, kur njerëzit arritën në restorant të shtunën.

Në formë të tubave, 10 tavolinat e bëra me porosi synojnë të mbajnë klientët të paktën dy metra larg, ndërsa ata shijojnë pije nga bari.

Siç shihet edhe në video, klientët e kanë “veshur tavolinën”, ndërkaq mund të lëvizin lirshëm në ambient, pasi tavolina është e pajisur me një kornizë metalike me rrota.

Exit mobile version