1.4 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Buy now

spot_img

Restelica shkarkohet nga “Prishtina Parking”

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama njoftoi se Liridon Restelica është shkarkuar nga pozita e Kryeshefit Ekzekutiv të NPL Prishtina Parking. 

Rama njofton se Restelica u shkarkua për keqpërdorimin e pozitës, mosinformimin e bordit në lidhje me planet dhe projektet investuese të ndërmarrjes e deri tek mospërfillja e Bordit të Drejtorëve.

Mirëpo, Restelica u arsyetua se vetë ka dhënë dorëheqje për shkak të presioneve që ka pasur nga aksionarët e Kuvendit Komunal.

“Shkarkohet nga pozita e Kryeshefit Ekzekutiv të NPL Prishtina Parking, z. Liridon Restelica.

Në mbledhjen e jashtëzakonshme të mbajtur sot, Bordi i Drejtorëve të NPL “Prishtina Parking” ka konstatuar se veprimet e Kryeshefit Ekzekutiv, duke përfshirë këtu keqpërdorimin e pozitës, mosinformimin e bordit në lidhje me planet dhe projektet investuese të ndërmarrjes e deri tek mospërfillja e Bordit të Drejtorëve, kanë shkaktuar keqmenaxhim të përgjithshëm të ndërmarrjes dhe kanë cenuar imazhin e NPL “Prishtina Parking”.

Vendimi për shkarkimin nga pozita e Kryeshefit Ekzekutiv, z. Liridon Restelica, hyn në fuqi sot, me datë 22.08.2022″, ka shkruar Rama.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img