Shiu i dy ditëve të fundit ka shembur urën në fshatin Berzane të Lezhës, duke lënë të izoluar disa familje. Lëvizja e tyre është vështirësuar dhe tashmë duhet të mendojnë për mënyrën se si duhet të kalojnë përroin.
Përroi i Berzanes shtoi prurjet gjatë mbrëmjes të së premtes si pasojë e reshjeve intensive. Vërshimi i ujërave nxiti gërryerjen e dherave që shkaktuan më pas edhe shembjen e urës. Në bashkinë e Lezhës thonë se rasti është konstatuar prej tyre dhe se po planifikojnë ndërhyrjen.