Pas reshjeve të mëdha të shiut në Prishtinë, 15 udhëtarë janë evakuuar, pasi autobusi me të cilin udhëtonin e ka pasur të pamundur të qarkullonte. Ky mjet transportues kishte mbetur në nënkalimin tek Stacioni i Autobusëve në Prishtinës.
Këtë për Gazetën Express e ka konfirmuar Lulzim Fushtica, drejtor i Emergjencave.
“Jemi duke punuar që ta largojmë autobusin, por për momentin e kemi të pamundur për shkak se e ka lëshuar ajri”, ka deklaruar ai.
Përndryshe, shumë nga rrugët e kryeqytetit kanë qenë të vërshura shkak i shiut. /Gazeta Express