Site icon PrishtinaPress

Reshjet e shumta të shiut, në këto qytete do të ndalet uji

Pas reshjeve të mëdha të shiut, kanali i Ibrit është turbulluar dhe si rrjedhojë do të ketë reduktime të ujit, njofton Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina”.

Obiliqi me fshatra, Fushë Kosova së bashku mezZonēn Industriale, Lagjen Arbëria dhe Kodra e Trimave do të kenë furnizim me ujë me presion më të ulët ndërsa, Drenasi mbetet pa furnizim nga ora 11:00.

Ekipet shtese dhe departamenti i cilësisë janë në teren për të monitoruar situatën./Prishtinapress/

Exit mobile version