Disa qytete të Shqipërisë janë përfshirë nga reshjet të dendura shiu gjatë natës.
Në rrethin e Krujës shirat kanë shkaktuar përmbytje të qindra hektarëve tokë, të mbjella me jonxh, misë e grurë. Po ashtu edhe disa banesa private janë përmbytur nga uji dhe është dashur ndërhyrja e zjarrfikëses për të nxjerrë ujin nga banesat e nga garazhdet.
Konkretisht në të gjithë fshatrat e Ultësirës së Krujës ka pasur përmbytje. Kjo vjen si pasojë e mospastrimit të kanaleve kulluese nga ana e bordit kullues të bashkisë. Situata më problematike paraqitet në fshatin Bilaj ku sipërfaqet e përmbytura janë shumë të mëdha.