4.2 C
Pristina
Saturday, December 28, 2024

Buy now

spot_img

Reshjet e borës, Rama apelon shoferët për kujdes: Kompanitë e pastrimit gjatë gjithë kohës në terren

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka reaguar pasi kryeqyteti dhe i gjithë vendi është mbuluar nga bora, raporton Gazeta Sinjali.

Përmes një postim në rrjetin social Facebook, Rama ka bërë të ditur se kompanitë e pastrimit janë gjatë gjithë kohës në terren dhe po kujdesen që qarkullimi mos të jetë i vështirësuar.

Ai po ashtu ka apeluar shoferët që të kenë kujdes në vozitje.

“Ju lutem të keni kujdes dhe të ndiqni rregullat gjatë vozitjes në këtë periudhë të vështirë me borë, duke pasur parasysh se po bie vazhdimisht.

Ju lutem kujdes, ruani distancën e sigurt në rrugë.

Çdo rast rreziku raportoni në Qendrën Operative Emergjente të Kryeqytetit në numrat: 0800 122 33 ose 0800 122 44”, shkroi ai.

Po ashtu, zëvendësministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Hysen Durmishi, ka njoftuar se të gjithë rrugët në vend janë të kalueshme.

“Pavarësisht reshjeve të vazhdueshme, të gjitha rrugët në Kosovë janë të kalueshme. Kompanitë e kontraktuara nga MMPHI, janë në terren për pastrimin e akseve rrugore nga bora, normalizimin e qarkullimit rrugor dhe garantimin e sigurisë për drejtuesit e automjeteve që nga orët e hershme të mëngjesit. U bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve që të bëjnë kujdes gjatë vozitjes si dhe të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor. Jemi vazhdimisht në terren për t’u siguruar se po punohet me intensitet të shtuar për pastrimin e rrugëve, duke u kujdesur për të lehtësuar lëvizjen e qytetarëve nëpër rrugët e Kosovës”, shkroi ai.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img