Site icon PrishtinaPress

Reshjet e borës, policia del me apel: Kujdes, përshtateni shpejtësinë

Policia e Kosovës ka lëshuar një apel ndaj pjesëmarrësve në komunikacion.

Përmes një postimi në Facebook, PK-ja ka apeluar për kujdes të shtuar gjatë ngasjes në rrugë të mbuluar me ujë dhe borë.

Tutje, PK-ja ka kërkuar që të përshtatet shpejtësia.

“KUJDES TË SHTUAR GJATË NGASJES NË RRUGË TË MBULUARA ME UJË DHE BORË! 

Bazuar në situatën e tanishme ku kemi ndryshim të kushteve atmosferike reshje të shiut e borës dhe ulje të temperaturave, Policia e Kosovës APELON të gjithë pjesëmarrësit në trafik, në veçanti shoferët për kujdes të shtuar, përshtatje të shpejtësisë me kushtet atmosferike dhe gjendjen e rrugës, mbajtje të distancës së sigurisë në mes mjeteve si dhe ngadalësim gjatë lëvizjes në rrugë të mbuluara me ujë e borë” – ka apeluar Policia e Kosovës.

Exit mobile version