Site icon PrishtinaPress

Reshjet e borës në nivel vendi: Të gjitha rrugët janë të kalueshme, njofton ministria

Të gjitha rrugët janë të kalueshme, nga njoftuar Ministria e Mjedisit dhe Infrastrukturës në një komunikatë për media.

Ndonëse reshje të mëdha të borës ka pasur në nivel vendi, ministria njofton mirëmbajtja e rregullt e rrugëve është në nivel të kënaqshën.

Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës – Departamenti për Menaxhimin e Rrugëve, njofton qytetarët dhe opinionin publik se gjendja e rrugëve nën mirëmbajtje të rregullt është në nivel të kënaqshëm dhe të gjitha rrugët janë te kalueshme, duke garantuar siguri dhe qasje të lehtë për të gjithë përdoruesit e rrugëve”, thuhet në një komunikatë.

Përmes inspektimeve të vazhdueshme dhe intervenimeve të menjëhershme, kemi arritur të shmangim çdo problem të madh që mund të ndikojë në lëvizjen e lirë dhe të sigurt të qytetarëve”, njoftohet tutje.

Exit mobile version