Erërat e forta të shoqëruara me shi e borë në vendin tonë kanë shkaktuar probleme me rrymë në disa qytete të Kosovës.
Siç bën të ditur KEDS-i, zonat më të prekura janë: Prishtina Prishtina, Mitrovica, Prizreni, Ferizaj e Peja
“Derisa në shumicën e këtyre rajoneve gjendja vazhdon të mbetet pa ndryshime të mëdha, ekipet e KEDS-it gjatë natës dhe që nga orët e para të mëngjesit të sotëm ndodhen në terren dhe po punojnë vazhdimisht për rikthimin e furnizimit të rregullt me energji elektrike në këto rajone, për çka kërkojmë mirëkuptim nga konsumatorët e afektuar”, thuhet në njoftimin e kësaj kompanie.