Nga dita e sotme një front i ftohtë do të përshkojë vendin duke sjellë me vete mot shumë të lagësht dhe të paqëndrueshëm, përcjell albinfo.ch.
Ekziston një rrezik i konsiderueshëm i reshjeve të mëdha, veçanërisht në Zvicrën frëngjisht-folëse, duke përfshirë Valais dhe të gjithë shpatin verior të Alpeve.
Sipas shërbimit meteorologjik MeteoSwiss, priten të bien shumë shi, duke fryrë në brigjet e lumenjve dhe përrenjve malorë në nivele të rrezikshme. (Albinfo.ch)