Rënie e ndjeshme e temperaturave e rrebeshe shiu priten gjatë kësaj fundjave, sipas “Mendimi për Motin”.
Në vise më të larta malore të dielën reshjet e shiut do të përzihen apo shndërrohen në borë.
“Ditën e diel më shumë vransira përfshinë vendi, e ndërkohë që parqiten kohëpaskohe të reshura shiu, herë herë me intenzitet mesatarë. Temperaturat zbresin në 13C e 14C. Me rënie të temperaturave deri në mbrëmje, në vise më të larta malore reshjet e shiu përzien apo shndërrohen në borë. Nga dita e hënë do të vazhdoj të mbajë mot i ndryshueshëm, sa me vransira, intervale me diell, si dhe me rrebeshe të dobëta shiu kohëpaskohe. Temperaturat maksimale gradualisht në rritje deri në 19C, të martën. Minimalet zbresin deri në 7C.”, thuhet në njoftim.
Mot i paqëndrueshëm do të ketë edhe gjatë javës së ardshme, me të reshura shiu që paraqiten kohëpaskohe, sidomos në pjesën e dytë të javës.
Temperaturat do të jenë nën vlera normale, prej 16C deri 20C.
“ Të reshurat duken të mundshme përgjatë fundjavës vijuese, e temperaturat maksimale shënojnë një rritje graduale deri në 22C e 23C. Në javën e fundit të shtatorit, priten mundësi për më shumë intervale me diell, por mbesin ende kushte për zhvillime të reshjeve të shiut, e temperaturat luhaten rreth vlerave normale deri në 22C e 23C.”