-1 C
Pristina
Sunday, December 29, 2024

Buy now

spot_img

Reshje shiu e bore, ky është parashikimi i motit deri të premten

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se moti do të vazhdojë të jetë i vranët dhe me reshje shiu.

Përveç reshjeve të shiut, në vendet malore do të ketë edhe reshje bore.

Sipas njoftimit të IHK-së, nga dita e enjte do të ketë intensifikim të reshjeve të shiut, të cilat do të vazhdojnë edhe gjatë fundjavës.

Po ashtu, prej të enjtes pritet të fillojnë edhe reshjet e borës nëpër vise të larta malore.

Ky është parashikimi i motit për këtë javë:

Parashikimi i motit për pesë ditë (11 – 15 tetor 2021)

Situatë pothuaj e ngjashme meteorologjike do të vazhdojë edhe ne periudhën e dytë të muajit që jemi. Riga të intensitetit të dobët deri mesatar do të vazhdojnë edhe ditën e hënë.

Të martën dhe të mërkurën parashihet një dobësim i këtij fronti i cili sjelli këto reshje, por nga dita e enjte sërish parashihet të ketë intensifikim të reshjeve të cilat do të vazhdojnë deri në vikend, duke sjellë sasi të konsiderueshme të reshjeve.

Të enjten përpos rigave të shiut në vise të larta parashihen reshje bore, pasi që atje temperaturat do të jen rreth zeros.

Temperaturat minimale gjatë këtyre pesë ditë do të lëvizin ndërmjet 2-6 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 7-10 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i veriut dhe verilindjes.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img