Prishtina Weather ka njoftuar për parashikimin e motit për sot dhe ditët në vazhdim.
Sipas njoftimit, moti do të jetë i ndryshueshëm, ku priten edhe të reshura bore, por dhe shiu, me rritje të temperaturave.
27.11 – Kryesisht me diell. Ngrica në mëngjes. Pasdite dhe në mbrëmje vransirat shtohen.
28.11 – Reshje të dobëta bore që fillojnë gjatë natës, nga orët e para të mëngjesit shndërrohen në shi. Të reshurat e shiut vazhdojnë kohëpaskohe edhe ditën dhe në mbrëmje.
29.11 – Reshjet e shiu pushojnë orëve të mëngjesit. Ditën do të mbajë mot kryesisht me vransira.
30.11 – Vransira të ndryshueshme dhe intervale me diell. Nuk priten të reshura.
1.12 – Më butë, me shtim të vranisrave. Vende-vende priten reshje lokale shiu.
Era frynë kryesisht nga jugu e juglindja, e lehtë dhe mesatare 2-8m/s, të martën me hove deri në 15m/s. Ditën e martë përkohësisht ndryshon drejtimin në verilindje.
Shtypja atmosferike shumë e ndryshueshme. Të martën zbret edhe thellë nën vlera normale.