1.5 C
Pristina
Saturday, November 16, 2024

Buy now

spot_img

Reshitaj: Kërkesa e SBASHK-ut për pezullimin e grevës është bërë për shkak të krizës energjetike

Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Albena Reshitaj, ka folur rreth grevës në arsim e cila po mbahet tash e mbi një muaj.

Reshitaj foli në Info Magazine për kërkesën e SBASHK-ut që ia ka drejtuar anëtarësisë për pezullimin e grevës.

Ajo tha se SBASHK-u e ka kuptuar se kriza energjetike mund ta rrezikojë mbarëvrajtjen e mësimit në dimër.

Sipas saj kërkesa e sindikatës për pezullimin e grevës është bërë për hir të fëmijëve.

“E shoh një arsyeshmëri logjike të sindikatës, të përfaqësuesve të këshillit grevist dhe udhëheqësve që ta dërgojnë kërkesën për pezullim të grevës në anëtarësi. Pikërisht ky afat, në janar tregon se deri atëherë do ta dijmë se si do të kalojmë me krizën energjetike dhe kjo më lë të kuptojë se janë duke e bërë këtë për hir të fëmijëve. Sepse janë të informuar se kriza energjetike mund ta rrezikojë mbarëvajtjen e mësimit në dimër” – tha Reshitaj.

Tash e mbi një muaj me iniciativen e Sindikatës së Bashkuar të Arsimit dhe Shkencës, mësimdhënësit po mbajnë grevë me kërkesën për rritjen e pagave.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img