Ministrja e Punëve të Jashtmë, Donika Gërvalla po qëndron për vizitë zyrtare në San Marino, ku është takuar me homolugun e saj, Luca Beccari, me të cilin ka biseduar rreth marrëdhëniëve bilaterale mes dy vendeve, situatën gjeopolitike në Evropë si dhe sulmin e 24 shtatorit.
“Gjatë pritjes së ngrohtë të dy krerëve të shtetit, kapitenëve regjentë Filippo Tamagnini dhe Gaetano Troina, falënderova për pritjen e ngrohtë që San Marino iu ka bërë të dëbuarve nga Kosova në vitin 1999 si dhe për mbështetjen e vazhdueshme në forcimin e subjektivitetit ndërkombëtar të Republikës së Kosovës si dhe theksova sukseset e Kosovës në fushën e sundimit të ligjit, demokracisë dhe zhvillimit ekonomik”, ka shkruar ndër të tjera ajo.