Reporterja e Fox News, Alicia Acuna, pati një moment emocional teksa po raportonte për një sulm me armë në një shkollë të mesme në Denver të Shteteve të Bashkuara të Amerikës që ngjau të mërkurën.
Gjatë raportimit, djali i saj që vijon mësimet në shkollën në fjalë, kaloi andejpari dhe u ndal që ta përqafonte nënën e tij.
“Nuk ka mundësi që ta lësh fëmijën tënd të të kalojë përreth”, thotë Acuna pas momentit prekës.
Ajo ndau një moment për ta pyetur djalin e saj nëse ishte mirë, dhe pastaj iu kthye punës së saj si reportere.
Acuna më pas tregoi se i biri i saj e kishte mbajtur të azhuruar me atë se çfarë po ndodhte në shkollë, dhe që motra e saj po i jepte informata që po i merrte nga e bija e saj.