Abu Dhabi është kryeqyteti dhe qyteti i dytë më i populluar i Emirateve të Bashkuara Arabe.
Është një vend ku mund të jetoni mes lluksit. Zhvillimi i shpejtë dhe urbanizimi, së bashku me të hyrat e larta për popullatën, e ka transformuar këtë qytet në një metropol të madh dhe të avancuar, si në aspektin politik, ashtu edhe në atë industrial, kulturor dhe tregtar.
Në këtë qytet ndodhen zyrat federale të qeverisë, është selia e qeverisë së emirateve, shtëpia e familjes së emirit të Abu Dhabit dhe presidentit të Emirateve të Bashkuara Arabe.
Abu Dhabi është një vend që i ka rregullat më strikte sesa qyteti i Dubait.
Në këtë vend patjetër duhet ta vizitoni xhamin e madhe e cila mban emrin e emirit Sheikh Zayed Mosque.
Kjo xhami është bërë atraksion për të gjithë ata që kanë shkuar të paktën një herë në Emiratet e Bashkuara Arabe.
Në jëtë xhami ka shumë rregulla. Secili duhet të ketë kujdes në veshje. Shembull një grua gjithsesi duhet ta vesh ferxhe.
Nuk duhet të bëni video, përndryshe do përballesh me sigurimin e xhamisë. Po ashtu edhe përqafimet ndalohen.
Qilimi i brendshëm i kësaj xhamie është me rekord botëror me sipërfaqe prej 5627 metër katrorë. Është punuar me dorë prej 1300 personave.
Gjithsejtë, qilimi në këtë xhami peshon 35 ton, i bërë nga material i leshtë.
Llambadari me gurëz Swarovski është i treti në botë për madhësi, i njëjti është ndërtuar në Gjermani nga kompania Fausting.
Ajo që të bënte përshtypje është pastërtia. Ku disa persona gjatë gjithë ditës rrinin duke e pastruar dyshemenë.
Poashtu gjithë xhamia është e ndërtuar me mermer që është ndërtuar në Prilep të Maqedonisë.
Fabrika e mermerit në Prilep është dashur të punojë dy vite për të përmbushur nevojat për këtë projekt gjigant.
Përmes Fibula Travel, mund të vizitoni Dubain e Abu Dhabin poashtu edhe shumë atraksione të tjera, me oferta tejet të lira.