Reperi me famë botërore, Drake, ka përmendur kryeqytetin e Kosovës, Prishtinën, në albumin e tij të fundit me titullin “For All The Dogs”.
Në këngën e albumit, “Polar Opposites”, Drake i referohet Prishtinës në strofën e dytë të këngës.
“Nuk e di se si i bëjnë gjërat në Prishtinë, veç e di që tensioni po rritet”, thotë Drake në këngën e tij.
