11.4 C
Pristina
Tuesday, October 1, 2024

Buy now

spot_img

“Reperi e goditi me grusht”, detaje nga konflikti mes Feros dhe Arbenitës, avokati: Sherrin e ka nisur modelja

Detaje të reja janë bërë publike nga konflikti mes modeles Arbenita Ismajli dhe bashkëshortit të saj, reperit të njohur me emrin artistik Fero

Disa ditë parë Arbenita denoncoi Feron për dhunë fizike, i cili më pas përfundoi në pranga.

Ditën e sotme Prive ka siguruar raportin e Prokurorisë, ku tregohet se për 3 muaj me radhë ndaj modeles është ushtruar dhunë psikologjike, fizike dhe ekonomike.

Po ashtu në raport thuhet më tej se reperi e ka goditur modelen me grusht në shpinë dhe e ka kërcënuar që nëse largohej bashkë më vajzën, do ta vriste.

“…Për shkak të raporteve të përkeqësuara për 3 muaj, e dëmtuara i kërkon të ndahej dhe të merrte vajzën, gjë që e revolton të pandehurin, i cili duke mos pranuar ndarjen fillon të shfaqë agresivitet duke bërtitur dhe i kërkon edhe një shans. Por, kur e dëmtuara refuzon i pandehuri revoltohet dhe e sulmon fizikisht duke e goditur me grusht në shpinë dhe kur e kupton se e dëmtuara po e incizonte, ia merr telefonin nga dora dhe ia thyen, për dysheme duke e kanosur me fjalët: Nëse e merr vajzën dhe shkon në Angli kam me të vra”, shkruhet në raportin e Prokurorisë Gjilan.

Avokati i Feros ka pranuar se klienti i tij ndodhet në burg, mirëpo në një prononcim për Prive, mohon që ai të ketë përdorur dhunë. Sipas avokatit debati ka nisur fillimisht nga ana e modeles, e cila sipas tij ka dashur të marr vajzën dhe të largohet në Britani.

“Është e vërtetë që ka pasur një kërkesë për Feronit Shabanin. Unë do e kisha quajtur debat më shumë se mosmarrëveshje. Ky debat është iniciuar nga ana e bashkëshortes. Kushti kryesor i saj ka qenë që të marrë vajzën. Ajo ka ardhur një natë para nga Britania në Kosovë, kërkesa e saj ishte që të merrte vajzën, ajo kërkoi pasaportën e vajzës, e kështu nisi debati. Arbenita vjen fundjavën në Kosovë, e pastaj shkon për punë të saj. Vajza është rritur nga Fero dhe nëna e tij. Qëllimi i saj ka qenë vajza, e argumenton edhe kërkesa e pasaportave. Në këtë rast është vetëm një dëshmitar, nëna e Feronit Shabanit. Emocionalisht Fero është i mërzitur, sidomos për vajzën, është i lidhur me të. Në këtë rast nuk ka pasur dhunë, asnjë formë e saj”– ka thënë avokati.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img