Site icon PrishtinaPress

Reparti për IVF në QKUK pret pajisjet për funksionalizim

Zana nga Prishtina [identiteti i vërtetë i së cilës është i njohur për redaksinë] thotë se dëshiron t’i nënshtrohet metodës së fertilitetit të asistuar mjekësor (IVF), por kjo procedurë ende nuk ofrohet në institucionet shtetërore mjekësore. Nga Ministria e Shëndetësisë kanë premtuar se deri në fund të vitit ky shërbim do të ofrohet për qytetarët.

Për shkak të mungesës së ligjit adekuat, kjo procedurë ofrohet vetëm në institucionet shëndetësore private të licencuara. Fertizilimi me IVF kushton mijëra euro dhe vetëm çiftet e martuara në Kosovë mund t’i nënshtrohen kësaj metode.

“Në fund të vitit jam interesuar për metodën e fertilizimit të asistuar mjekësor në Kosovë dhe nuk kam pasur mundësi ta kryej këtë shërbim për shkak të pagesave shumë të lart në spitalet private”, thotë Zana për Radion Evropa e Lirë.

Ajo tregon se kjo procedurë ofrohet edhe jashtë shtetit, por shuma është shumë e lartë për të.

“Kostoja sillet duke nisur nga 4.000 euro e më lart. Kjo vlerë është e papërballueshme, vetëm përmes kredive dhe më është dukur shpenzim marramendës, duke pasur për bazë rrogat që janë në Kosovë”, thotë Zana.

Exit mobile version