Site icon PrishtinaPress

Rënia e shitblerjeve të pronave banesore, paralajmëron Rukiqi: Kolapsin ekonomik nuk e kemi larg

Zyrtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Berat Rukiqi, i është referuar një grafikoni të publikuar nga Instituti GAP, lidhur me rënien e shitblerjeve të pronave banesore, për të cilin ka thënë se tregon gjendjen e përkeqësuar ekonomike në Kosove, në dy vitet e qeverisjes të Qeverisë Kurti.

Rukiqi ka paralajmëruar kolaps eknomik nëse nuk investohet.

“Renia e fuqise blerese dhe problemet me likuiditet tek bizneset, jane pasoje direkte e paaftesise se qeverise, per menaxhim te krizes me rritjen e çmimeve dhe per te implementuar politika dhe projekte publike (investimet kapitale nga buxheti). Nese vazhdon ky avaz i paaftesise dhe keqmenaxhimit te parase publike (duke mos investuar), kolapsin ekonomik nuk e kemi larg”, ka shkruar Rukiqi.

Në grafikonin e GAP, ilustrohet rënia e e shitblerjeve te pronave banesore ne vitin 2022, krahasuar me vitin 2021. Rukiqi thotë se i njëjti trend ka vazhduar edhe këtë vit.

“Çdo trend negativ ne sektorin e ndertimit dhe patundshmerive, ka efekte zinxhirore ne shumicen e sektoreve te tjere. Kjo renie e shitblerjeve te pronave, mes tjerash, vjen nga: renia e fuqise blerese (ndikimi i rritjes te çmimeve tek qytetaret) dhe krizes se likuiditetit (bizneset kane veshtiresi ne realizimin e investimeve dhe mbulimin e shpenzimeve)”, ka thënë Rukiqi

https://www.facebook.com/berat.rukiqi.7/posts/3730839367241603?ref=embed_post

Exit mobile version