Site icon PrishtinaPress

Rënia e kulmit të objektit komunal në Prishtinë: Ende nuk dihet nëse ka kaluar rreziku

Drejtori për Siguri dhe Emergjenca në Prishtinë, Lulëzim Fushtica për Kiks Kosovën, ka thënë se ende nuk dihet nëse ka kaluar rreziku nga rrënimi i pjesës tjetër kulmit.

Sipas tij, kjo ka qenë edhe arsyeja se pse është mbyllur Komuna deri ditën e hënë dhe dy rrugët kryesore rreth saj.

Fushtica shtoi se Policia e Kosovës ka marrë për obligim që në rast të erërave, do të bllokojë rrugën edhe për këmbësorë.

Ai ka bërë të ditur që nga dita e nesërme do të nis edhe largimi i rrënojave të kulmit.

Në Kiks, ai përcolli mesazhin e kryetarit Përparim Rama duke iu bërë thirrje institucioneve të hetuesisë që të merren me hetimin e secilit detaj i cili mund të jetë faktor për shkaktimin e këtij incidenti.

Exit mobile version