Roma dhe Milani kanë rrëshqitur në xhiron e 22’të në Serie A, duke u mposhtur 3:2 nga Sampdoria, respektivisht 2:1 nga Udinese
Juventusi i është gëzuar më së shumti gabimit të Romës, që tani kryeson me katër pikë më shumë plus një ndeshje më pak të zhvilluar, Zonja e Vjetër ka grumbulluar 51 pikë, pasi e mposhti 2:1 Sassuolon në këtë xhiro, transmeton Gazeta Express.
Në xhiron e 22’të fitore ka arritur edhe Interi, që e mposhti 3:0 Pescaran të shtunën. Më poshtë keni renditjen në Serie A pas xhiros së 22’të. /Express/
