Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, i është gëzuar renditjes së Kosovës për 5 vende më lartë nga “Reporterët pa kufij” në Ditën Botërore të Lirisë së shtypit.
Rohde thotë se Kosova ka arritur progres në lirinë e mediave për dy vite me radhë, duke u renditur e 56-ta këtë vit.
“Lajm i mirë në #WorldPressFreedomDay: Sipas Indeksit të ri WPF nga @RSF, ka arritur përparim të mëtejshëm në lirinë e medias për dy vjet radhazi, duke u renditur në vendin e 56 në botë këtë vit.”, ka shkruar ambasadori gjerman në Kosovë.
Tutje, ambasadori Rohde ka thënë se performanca e Kosovës është më e mira në rajon.
“Pas kërcimit me 17 vende në vitin 2022, krahasuar me vitin 2021, dhe 5 vende të tjera këtë vit, Kosova është sërish ndër vendet me performancën më të mirë në rajon. Vazhdo Me punën e mirë!”, shkroi ndër të tjera ai.
Sot, më 3 maj shënohet Dita Botërore e Lirisë së Shtypit. /Reporteri.net/.