-4.9 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

Renditja e re e FIFA-s: Kosova ka ngritje, Shqipëria pëson rënie (Foto)

FIFA ka përpiluar listën e re të renditjes së kombëtareve, ku ngritjen më të madhe e kishte fituesi i Kupës së Kombeve Afrikane, Kameruni, që u ngrit për 29 pozita. Edhe Përfaqësuesja e Kosovës pati ngritje, për dallim nga ajo e Shqipërisë që pësoi rënie për disa vende.

Renditja e re e FIFA-s nuk ka sjell befasi në ‘Top 10’, pasi janë po ato kombëtare në 10-të pozitat e para, përveç Kolumbisë dhe Anglisë që i kanë ndërruar pozitat, gjashtë dhe shtatë.

Argjentina vazhdon të mbetet e parë, me Brazilin në vend të dytë dhe Gjermaninë në vend të tretë, ndërsa pjesë e dhjetëshes janë edhe Kili, Belgjika, Portugalia, Uruguai dhe Spanja, ndërsa rritjen më të madhe e pati Kameruni, që u ngrit për 29 pozita dhe renditet në vendin e 33, përcjell Telegrafi.

Kombëtarja e Shqipërisë ka rënë për katër pozita, ku nga vendi i 51 është rënë në vend të 55, për dallim nga Përfaqësuesja e Kosovës që ishte në vendin e 166 dhe tani e sheh vetën një pozitë më lart, në vendin 165.

Shqipëria ka pësuar rënie për katër pozita, duke rënë nga vendi 51 në 55!

Renditja e re e ardhshme e FIFA-s do të shpallet më datë 9 mars.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img