Artistja e mirënjohur shqiptare, Remzie Osmani, ka publikuar këngën e re.
“Gruaja e dëshmorit” mban titullin projekti i ri, të cilin e ka shoqëruar edhe me videoklip.
Teksti është shkruar nga Florent Maçkaj, ndërsa muzika u realizua nga vet këngëtarja.
Orkestrimi është bërë nga M&D Studio përfshirë këtu, Driton Fazliun dhe Muhamet Selimin.
Siç mban titullin, Osmani trajton një temë më ndryshe duke përmendur sakrificat dhe vështirësitë e një gruaje të një dëshmori.
Projekti i plotë tashmë është lansuar në kanalin zyrtar të Remzie&Nexhat Osmani në YouTube.
Kënga u soll pikërisht në Ditën Ndërkombëtare të Gruas (8 Mars) për të reflektuar rolin dhe rëndësinë e saj.