Artistja e mirënjohur e skenës shqiptare, Remzie Osmani, ka publikuar sot (e hënë) projektin e ri muzikor.
“Ama zemrën” titullohet kënga, të cilën e ka shoqëruar me videoklip me një paraqitje të mahnitshme të këngëtares nga Suhareka.
Teksti është shkruar nga Anna Marku, kurse për muzikën dhe orkestrimin u përkujdes Alban Arifi.
Remzie Osmani (Foto: YouTube)
Videoja u realizua nga FullMoon Production dhe tanimë është e disponueshme në të gjitha platformat muzikore.
Menjëherë pas lansimit, kënga mori reagime të shumta nga fansat kryesisht komente pozitive.
Remzie Osmani (Foto: YouTube)
Osmani pëlqehet mjaft shumë nga publiku dhe po vazhdon të jetë një zë shumë i pëlqyer në treg.
E njëjta gjithashtu është e angazhuar edhe me koncerte e ahengje të ndryshme muzikore.