Site icon PrishtinaPress

Remi rrëfen për herë të parë: Isha te Adem Jashari një natë para se t’i rrethohej shtëpia

Rrustem Mustafa i njohur si Komandant Remi është duke dhënë intervistë në emisionin “Pressing” në T7, me ç’rast shpalosi edhe detaje nga vizita e tij te komandanti legjendar Adem Jashari, një natë para se t’i rrethohej shtëpia.

Komandant Remi tha se ka vepruar në UÇK nga fundi i vitit 1994, rrugëtimin e tij e përshkroi duke thënë “bashkë me veprimtarin Zahir Pajaziti, kam qenë i urdhëruar si ushtar”.

Ai tha se është njohur mirë edhe me Grupin e Drenicës, duke theksuar se e ka njohur personalisht komandantin legjendar Adem Jashari.

“E kam njohur personalisht, kam qëndru me të shumë herë bashkë, gjatë natës një ditë pa u rrethu shtëpoia, natën e fundit kam qenë bashkë me të…Kam pas një takim në Shtabin e Përgjithshëm në Llaushë, dhe saherë kam levizë në Drenicë, unë kam shku bashkë me Adem Jasharin, mas pari kam shku në shtëpinë e Adem Jasharit dhe bashkë me të kemi lëvizë”, tha Remi në Pressing, transmeton Gazeta Express.

I pyetur më hollësisht për vizitën e tij tek shtëpia e Adem Jasharit, para se të rrethohej shtëpia e tij, Remi tha se interesimi i armikut për Jasharin ka qenë strikt.

“Atë natë bashkë me Adem Jasharin dhe disa të tjerë, kemi shku me një vend ku kanë qenë të plagosurit në Likoshan, atë natë Jashari është kthy në Prekaz, unë me Sylejman Selimin, Mujë Krasniqin, jemi shku. Atë natë kemi qenë të rrethuar ne dhe komandanti, por interesimi për të ka qenë strikt”, u shpreh ai.

Exit mobile version