-1.3 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

Remi pyetet në Speciale për rolin e Thaçit, Krasniqi, Selimit dhe Veselit në UÇK

Rrustem Mustafa i njohur si Komandant Remi, e ka vazhduar edhe sot dëshminë e tij në Gjykatën Speciale, në rastin Thaçi dhe të tjerët.

Mustafa nga prokurorja sot është pyetur lidhur me rolet që kanë pasur në luftë Hashim Thaçi, Jakup Krasniqi, Rexhep Selimi dhe Kadri Veseli.

Për Thaçin dhe Veselin, Mustafa tha se nuk është i sigurt nëse e ka ditur në atë kohë se çfarë roli kanë ata në Shtabin e Përgjithshëm të UÇK-së.

Dëshmia:

Prokurorja: Çfarë pozite kishte Hashim Thaçi në Shtabin e Përgjithshëm asokohe?

Mustafa: Nuk jam i sigurt që e kam ditur pozitën e Hashim Thaçit në këtë kohë. Po ai publikisht ka pasur shumë detyra në luftë dhe pas lufte dhe tani unë mund të bie ne lajthitje. Unë Hashim Thaçin e kam njohur si ushtar i UCK-së, i rëndësishëm për luftën tonë për lirinë, për kohën që po flasim në tetor nuk besoj që e kam ditur pozicionin e tij.

Prokurorja: Mendoje se ishte një person me rëndësi në UÇK?

Mustafa: Njerëzit që vizitoheshim edhe për veten gjithashtu ne e dinimin që janë me rëndësi për UCK-ne dhe flisimin me ta. Me askë që mendoj që ka ardhur nga Drenica , Shala, nuk ka mund të flet me mua nëse nuk ka qenë i rëndësishëm. Kam pas mendim se është i rëndësishëm. Ai ka ardhur me ekipin e Shtabit të Përgjithshëm dhe mendoj se ka qenë i rëndësishëm.

Prokurorja: A kishte ndonjë tjetër që të krijohej përshtypja që ishte iu rëndësishëm?

Mustafa: Nuk më kujtohet.

Prokurorja: Po anëtarët e tjerë të delegacionit si reagonin ndaj tij?

Mustafa: Atëherë në atë kohë nuk kam vërejt diçka. Ende nuk ishte koha kur ne mund të bënim pyetje për personalitetin e njerëzve.

Prokurorja: Jakup Krasniqi çfarë roli kishte në Shtabin e Përgjithshëm?

Mustafa: Ishte zëdhënës i UÇK-së.

Prokurorja: Ka pasur një kohë kur ka pasur edhe një rol tjetër të dytë?

Mustafa: Ka pasur dokumente ku ka shkruar zëvendës, por ne e kemi njohur gjithmonë si zëdhënës. Kanë dal evidenta ku ka dal se është zëvendës.

Prokurorja: Kur thoni zëvendës, e keni i komandantit të gjithë UÇK-së?

Mustafa: Kam parë disa evidenca, por në atë kohë Jakup Krasniqin e kam njohur si zëdhënës të UÇK-së.

Prokurorja: Po Rexhep Selimi edhe ai ishte një anëtar tjetër i delegacionit. Çfarë pozite ka pasur në UÇK?

Mustafa: Inspektor në UÇK dhe anëtar i Shtabit.

Prokurorja: Pra, inspektor i përgjithshëm?

Mustafa: Po inspektor i përgjithshëm.

Prokurorja: Edhe anëtar i Shtabit të Përgjithshëm?

Mustafa: Po

Prokurorja: Mendoje asokohe se ishte figurë e rëndësishme në UÇK?

Mustafa: Po. E kam njohur si luftarak të zotin dhe njeri të rëndësishëm në organzimin e luftës. Ka qenë këmbëngulës të bëhet organizmi sa më i mirë i luftës së UÇK-së, sikurse ishim edhe ne vet.

Prokurorja: Po roli i Kadri Veselit cili ka qenë në Shtabin e Përgjithshëm?

Mustafa: E njoh shumë më pak se të tjerët që folëm. Nuk jam i sigurt që e kam ditë pozicionin e tij gjatë luftës. Mbas lufte shumë kanë fol e munden me ndiku që unë me mëndu që edhe atëherë e kam ditë. S’kemi fol asnjëherë për pozicion të tij.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img