Site icon PrishtinaPress

Remi del nga EULEX’i, publikohen pamjet

Pak minuta pasi u raportua se është arrestuar ish-Komandanti i UÇK’së në Zonën Operative të Llapit, Rrustem Mustafa-Remi, janë publikuar pamjet teksa ai shihet duke dalë nga baza e EULEX’it.

Pamjet i ka publikuar gazetari Venhar Isufi, i cili raporton se Rrustëm Mustafës i është marrë telefoni.

Nga ana tjetër, RTK raporton se familjarët e ish-komandatit të UÇK-së kanë bërë të ditur se Mustafa është liruar pas një intervistimi plotësues.

Gazeta Online Reporteri.net ka dërguar pyetje në adresë të Dhomave të Specializuara dhe EULEX’it për t’i konfirmuar raportimet lidhur me arrestimin e Mustafës, por deri në momentin e publikimit të tekstit, s’ka marrë përgjigje.

Para dy muajsh, Rrrustem Mustafa kishte përfunduar dëshminë e tij në Hagë.

Ai ishte dëshmitari i parë që ka dalë publikisht në gjykimin kundër ish-presidentit, Hashim Thaçi, ish-kryeparlamentarëve, Kadri Veseli dhe Jakup Krasniqi dhe ish-deputetit, Rexhep Selimi, pasi të gjithë të tjerët kanë qenë me masa mbrojtëse.

Exit mobile version