Pjesëtarët e Policisë së Kosovës kanë filluar të tërhiqen nga Mëhalla e Boshnjakëve, në drejtim të jugut.
Siç raporton REL-i, diçka të tillë ka kërkuar një pjesëtar amerikan i KFOR-it.
Gazeta Insajderi ka provuar të kontaktojë me Policinë e Kosovës lidhur me këtë, por deri në momentin e publikimit të artikullit nuk ka marrë ndonjë përgjigje.
Krejt kjo ndodhi pas një aksioni të Policisë së Kosovës në Mitrovicë të Veriut, ku u arrestua Milun Milenkovic- Llune, krimineli serb i dyshuar për sulm ndaj zyrtarëve policorë dhe KFOR-it.
Më pas, në drejtim të veriut u panë duke shkuar trupa të KFOR-it.