10.7 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

Buy now

spot_img

Rektorja Plakolli-Kasumi, ishte emëruar në kundërshtim me statutin e UP’së, si prodekane

Ushtruesja e detyrës së rektores së Universitetit të Prishtinës (UP), Luljeta Plakolli-Kasumi, po mban pozitën e ushtrueses së detyrës së prodekanes në Fakultetin Juridik, pa e pasur thirrjen profesoreshë. Ajo deri në tetor ka qenë vetëm ‘asistente’. Kjo është në kundërshtim me statutin e UP’së, shkruan Gazeta Metro.

Në tetor të vitit 2020, ass. Luljeta Plakolli – Kasumi, tash u.d e rektores së UP’së, ishte zgjedhur u.d prodekane në Fakultetin Juridik.

Sipas vendimit të siguruar ass. Luljeta Plakolli – Kasumi është zgjedhur u.d prodekane me 7 tetor 2020 me një mandat katër vjeçar, paraprakisht deri me datë 30 shtator 2024

Mirëpo emërimi i Luljeta Plakollit-Kasumi, si u.d prodekane e Fakultetit Juridik, ishte bërë në kundërshtim me statutin e UP’së.

Neni 68, pika 2, e saktëson qartë se si zgjidhen kandidatët për postin e dekanit dhe të prodekanit.

“Kandidatët për postin e dekanit dhe të prodekanit duhet të jenë individë me kualifikime relevante akademike dhe të kenë aftësi dhe përvojë në udhëheqje si dhe të kenë së paku thirrjen e profesorit asistent”, thuhet në pikën 2 të Nenit 68. 

Pra sipas këtij neni, zgjedhja e Luljeta Plakolli-Kasumit, si u.d prodekane e Fakultetit Juridik, ka qenë në kundërshtim me statutin.

Në kohën kur ajo është zgjedhur u.d prodekane, është thirru asistente, thirrje kjo që e ka pasur deri në tetor të këtij viti.

Katër ditë më parë Këshilli Drejtues i Universitetit të Prishtinës me shumicë votash ka shkarkuar Naser Sahitin nga pozita e rektorit të UP’së.

Këshilli Drejtues menjëherë me 21 tetor ka emëruar Luljeta Plakolli-Kasumi në pozitën e ushtrueses së detyrës së rektores së UP’së.

Ndërkaq kujtojmë që Luljeta Plakolli-Kasumi është edhe kushërira e presidentes Vjosa Osmani, ku edhe ka pasur reagim të opinionit për këtë, pasi që e kishin cilësuar si konflikt interesi.

Dje për u.d të rektores së UP’së, ka folur edhe ish kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, i cili e ka cilësuar doktoratën e saj ‘zhgl dhe plagjiat’.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img