1.1 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Buy now

spot_img

Rektori Marjan Dema po e shkelë Statutin

Universiteti i Prishtinës, siç duket nuk po ka rehati me rektorët që po vijnë në krye të tij. Hiq më i mirë se rektorët e kaluar nuk është duke u treguar as rektori aktual, Marjan Dema, i cili erdhi në detyrë pas shkarkimit të ish-rektorit Ramadan Zejnullahut.
Ditë më parë në media u raportua se rektori Dema, kishte përfituar nga privatizimi i cili kishte ndodhur në vitin 2008, ku kishte privatizuar dy lokale nga ish Agjencia Kosovare e Mirëbesimit (AKM), tash Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP). Lokalët e blera në Prishtinë janë të lëshuara me qira dhe njeri gjendet në lagjen Dardania, tjetri në Bregun e Diellit, shkruan Gazeta NewBorn.
Por jo vetëm kaq, ajo se çka më e keqja është se Rektori Marjan Dema, siç duhet ka vendosur të ua mohon studentëve të nivelit bachelor (vitit të tretë) regjistrimin e masterit, edhe pse atyre u takon e drejta për regjistrimin e këtij niveli edhe nëse nuk arrijn që të diplomojnë në afatin e qershorit, por në atë të shtatorit mbase sipas Statutit të UP-së, afati i shtatorit, është afat i rregullt.

Burime të Gazetës NewBorn, tregojnë se afati për regjistrimin e nivelit master do të hapet në fund të muajit gusht ose në fillim të muajit shtator. E hapja e këtij afati në këtë kohë, lë jasht shumë studentë të cilët për arsye të ndryshme nuk kanë arritur të diplomojnë në qershor dhe shkaku i mos diplomimit në atë afat këta studentë do të privohen nga e drejta për regjistrimin e masterit në këtë afat, pra këtë vit akademik, duke humbur kështu plot një vit.
Në rast që afati për regjistrimin e masterit do të hapet në gusht ose në fillim të shtatorit, pra para afatit të shtatorit, dhe jo pas afatit të rregullt të tij, Rektori Marjan Dema do ta shkelë me dy këmbët e tij statutin e UP-së, i cili afatin e shtatorit nuk do ta njeh si afat të rregullt në mesin e tri afateve të vitit akademik dhe kështu gjithë studentët që nuk kanë arritur të diplomojnë në qershor, por që diplomojnë në shtator do të mbesin pa u regjistruar në nivelin master të vitit të ri akademik shkruan tutje Gazeta NewBorn.
Gazeta ka dërguar pyetje edhe në rektorat për këtë çështje por ata kanë refuzuar të përgjigjen, duke mos kthyer fare përgjigjie.
Ne kemi tentuar të marrim prononcim edhe nga njohësi i çështjeve të arsimit Dukagjin Popovcin, por ai nuk është përgjigjur.
Kryetari i Parlamentit Studentor, Musa Berisha, ka pranuar se në mbledhjen e fundit të senatit i cili është mbajtur në korrik është përmendur edhe kjo çështje e ku është thënë se afati për master do të hapet në fillim të shtatorit, pra para përfundimit të afatit të shtatorit, afat ky i rregullt sipas Statutit të UP-së.
Berisha, tha se ai ka reaguar kur është përmendur një gjë e till duke kërkuar që të mos ndodh gabimi i ngjashëm siç ka bërë menaxhmenti i kaluar i UP-së.
”Në mbledhjen e fundit të Senati të UP-së e cili është mbajtur në fund të korrikut është përmendur që afati i shtatorit për master të hapet në fillim të shtatorit, mirëpo unë si kryetar i PS-së, kam reaguar duke thënë se kjo është, një padrejtësi ndaj studentëve që ka bërë menaxhmenti i kaluar i UP-së, dhe ne si senator nuk duhet të lejojmë që e njëjta padrejtësi të ndodh përseri, pasi që Statuti i UP-së e parasheh që afati i shtatorit është afat i rregullt dhe se studentët kanë të drejtë ta shfrytëzojnë këtë të drejtë”, tha Berisha.
Ne u munduam të kontaktojmë edhe me organizatën studentore Studim Kritikë Veprim e cila është opozitë në UP, por për arsye kontakti ne nuk kemi arritur të marrim përgjigjie nga ana e tyre.
Mbetet të shihet se cila do të jetë e fundit, do të hapet afati në gusht apo shtator dhe tu humb mundësia shumë studentëve për të aplikuar, apo do të hapet pas përfundimit të afatit të shtatorit ky afat dhe në të do të përfshihen edhe studentët që kanë diplomuar në afatin e shtatorit. /Gazeta NewBorn/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img