11.7 C
Pristina
Tuesday, November 19, 2024

Buy now

spot_img

Rekordmenja nga Skenderaj, e cila hyri dy herë në Librin Guinness të rekordeve

Arbnora Fejza-Idrizi nga Skenderaj, për të dytën herë radhazi ka hyrë në Librin e rekordeve (Guinness). Me krijimin e një vazoje prej letre në lartësi 2.73 metra dhe gjerësi 2.38, me të cilën ka paraqitur popullin shqiptar dhe dëshmorët, ajo është bërë kosovarja e parë e cila ka arritur të thyejë këtë rekord botëror.

Në një intervistë të dhënë për Telegrafin, Arbnora Fejza-Idrizi, tregoi se me këtë art merret qe 10 vjet dhe se teknikat e këtij arti i ka mësuar në fakultet dhe që pasi ka thyer rekordin e parë i ka lindur dëshira të vazhdojë me rekorde të reja.

“Ishte gjithmonë ajo dëshira që të vazhdoja edhe me një rekord tjetër, pse mos ta mbajë një rekord tjetër më të veçantë, mirëpo e veçanta ishte se kisha dëshirë të realizojë një punim i cili nuk gjendej në listën e rekordit botëror. Dhe mendoja ta realizoja një punim të madh i cili ka një mesazh të veçantë. Ne e dërguam modelin e punimit në miniaturë se si dukej punimi, ata pas dy jave vlerësim më thanë se mundesh të fillosh me punën tënde. Pastaj e shpjegova se çfarë përmban ky projekt, me gjithë copat që do të formonim vazon paraqitem popullin shqiptar të bashkuar në çdo sfidë, ndërsa me lulet gjithë dëshmorët që kanë dhënë jetën për këtë vend. Ndërsa, me flamujt dëshiruam të falënderojmë të gjitha shtetet që kanë njohur pavarësinë e Kosovës”, u shpreh ajo.

Gjatë intervistës ajo foli edhe për rregullat që kanë pasur gjatë punës.

“Ndër rregullat kryesore ka qenë e caktuar koha, d.m.th mbi 4 orë në ditë nuk kemi pasur të drejtë të punojmë. Dhe nëse ndodh grisja e letrës, atëherë rekordi dështon. Gjithmonë ekzistonte frika që mund të dështojmë rekordin, i gjithë procesi i punës është dashtë të bëhet me incizim.  Ekipi përbehej nga dy profesorë, tetë nxënës dhe një arkitekt. Me nxënësit kemi punuar 13 ditë, kemi përgatitur 69 mijë copa të letrës fillimisht, mirëpo për të mbushur atë vazo është dashtë të përgatitim edhe 11 mijë copa shtesë për arsyes e vazoja nuk qëndronte. E veçanta e punimit është sepse e gjithë lidhja e letrave është bërë pa ngjitës. Një cope letrës është dashtë të bëhet në 8 thyerje në mënyrë që të formohet hapësira për të krijuar formën. Ka qenë punë shume sfiduese por e arritëm me sukses”, pohoi ajo.


Arbnora Fejza-Idrizi gjatë intervistës për Telegrafin

Arbnora Fejza-Idrizi, në fund të intervistës bëri të ditur se do të vazhdojë me punime të tilla dhe që po planifikon t’i sfidojë dy shtete të fuqishme sa i përket rekordeve./Telegrafi/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img