Lionel Messi ka arritur shifrën prej 100 golash me Barcelonën në garat ndërkombëtare, me dy golat e shënuar ndaj Celticut në Ligën e Kampionëve.
Argjentinasi shënoi në gjysmën e parë me një vole, para se të realizonte nga penaltia në pjesën e dytë.
Në këtë mënyrë, superylli i Blaugranëve ka arritur shifrën rekorde prej 100 golash, të realizuar në Ligën e Kampionëve, Kupën e Botës për Klube dhe Superkupën e UEFA-s.
Vetëm në këtë sezon, ai ka shënuar nëntë gola në Ligën e Kampionëve, katër më shumë se Edinson Cavani, i cili është i dyti.
Po ashtu, duhet theksuar se goli i parë i Messit ndaj Celticut, ishte goli i 400-të i Barcelonës në të gjitha garat nën drejtimin e Luis Enriques.