Artistja kosovare Era Istrefi ka publikuar projektin e saj të shumëpritur nga fansat, këngën dhe klipin “Redrum”.
Balada në stilin R&B, e cila në domethënien e vërtet tregon fjalën “Murder (vrasje)”, në leximin mbrapsht të titullit, duket se është pëlqyer pafund nga fansat e këngëtares.
Vetëm 12 orë pas publikimit të këngës në YouTube, “Redrum” ka arritur të kalojë shifrën e një milionë klikimeve.
Kompania “Ultra Music” e cila menaxhon të drejtat në YouTube të këngëtares, është ndër kompanitë më të njohura ndërkombëtare me të cilën Era siguon një kontratë valide, çka siguron për vërtetësinë e klikimeve në kanalin YouTube.