Kandidati për kryeministër nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka mbajtur tubim masiv në Pejë.
Nga salla e sportit Karagaç e mbushur me simpatizantë të LDK-së, Abdxhiku ka thënë se “Karagaçi është bjeshkë, sikurse bjeshkët e Rugovës dhe se duhet matur mirë e mbarë, para se t’i mësysh asaj”.
“E kur e nënvlerëson, kur e le të thatë atë, kur e mbushë me perde të zeza përreth, pra ja humbet gjithë magjinë e madhështinë, kjo sallë të ta kthen. Ta humbë kontrollin. Ta humbe kontrollin aq shumë, saqë, dikur dhe nisë të mbytësh miza imagjinare në këtë sallë”, tha Abdixhiku.
Kreu i LDK-së tha se Peja dhe LDK janë një dhe se ky masivitet tregon sa e madhe është ushtria e djathtë.
“Për të gjithë ata, që nga Karagaçi, nga kjo sallë me kaq histori, kërkuan mbytjen e LDK-së, na shihni për pak, na shihni përreth, na shihni e dëgjoni me shumë kujdes: Shihni gjithë këtë milet! Shihni këtë popull dukagjinas të rreshtuar pas LDK-së. Shihni ushtrinë e djathtë që kam me veti, dhe kuptoni, se LDK dhe Peja janë një! Në Pejë ka lindur kjo LDK, në Pejë është mbrojtur kjo LDK, në Pejë do të triumfojë kjo LDK”, tha Abdixhiku.