6.5 C
Pristina
Saturday, November 2, 2024

Buy now

spot_img

Rekord i bankave në vend, për 10 muaj arkëtuan 120 milionë euro

Trendi i fitimit të Bankave Komerciale në Kosovë po vazhdon e po rritet për çdo muaj. Për 10 muaj, sektori bankar ka arritur të siguroj fitim të pastër neto prej 120.3 milionë eurove.

Vetëm për një muaj, pra nga shtatori në tetor bankat në Kosovë kanë arritur të fitojnë 12.6 milionë euro.

Sipas raportit të fundit të BQK-së, me titull “SISTEMI FINANCIAR INFORMATA MUJORE TETOR 2022”, thuhet se të hyrat 303 milionë euro. Nga gjithë kjo shumë e të hyrave, 214.9 milionë ishin të hyra nga interesi.

Në anën tjetër, 182.7 milionë euro ishin shpenzimet e bankave komerciale. Nga gjithë kjo shumë, 105.4 milionë ishin shpenzimet e përgjithshme dhe administrative, ndërsa 21.2 milionë ishin shpenzimet e interesit.

Shuma e kredive deri në tetor ka arritur në 4,268.3 miliardë euro.

1,595.1 miliardë ishin për kredi familjare, ndërsa, 2,645.0 miliardë të tjera u lëshuan për korporatat jo financiare. 11.2 u lëshuan për korporatat tjera financiare.

Siç thuhet në raportin e BQK-së, norma e interesit në kredi në muajin tetor ra në 6.2 për qind nga 6.3 për qind sa ishte në muajin shtator të këtij viti.

Deri në muajin tetor, sipas Nacionale, shuma e depozitave arriti në 5,258.4 miliardë euro./Prishtinapress/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img