-2.9 C
Pristina
Sunday, December 29, 2024

Buy now

spot_img

Rekomandohet suspendimi i komandantit të Policisë në Skenderaj, shkoi në të pame të Faton Hajrizit

Inspektorati Policor i Kosovës (IPK) i ka rekomanduar Policisë së Kosovës për suspendimin e një togeri policor respektivisht Komandantit të Stacionit Policor të Skënderajt.

Në njoftimin e IPK-së thuhet se dyshohet që togeri në fjalë së bashku me disa zyrtarë të tjerë policorë kanë shkuar për ngushëllime te familja e Faton Hajrizit, ish i burgosuri, i cili u vra në Serbi nga policia atje, pasi akuzohej për vrasjen e një polici serb.

“IPK ka pranuar informatat e para për këtë rast nga Policia e Kosovës dhe dyshohet se togeri policor së bashku me disa zyrtarë të tjerë policorë kanë shkuar për ngushëllime te familja e një personi  i cili para disa jave kishte ikur nga Qendra Korrektuese në Smrekonicë, ku ishte duke vuajtur dënimin me burgim për disa vepra penale, (dhe së fundi i njëjti është vrarë në territorin e Republikës së Serbisë nga policia atje)”.

“Me këto veprime dyshohet se togeri policor dhe vartësit e tij kanë kryer shkelje të rëndë disiplinore -‘Sjellje e rëndë diskredituese’ e paraparë me aktet nënligjore të Policisë së Kosovës. Veprimet tjera hetimore do të ndërmerren nga  hetuesit e IPK-së  bazuar në fushëveprimin dhe autorizimet ligjore të Inspektoratit Policor”, thuhet në njoftim. 

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img