Site icon PrishtinaPress

Rekomandohet lehtësimi i masave – kufizimi i lëvizjes zhvendoset nga ora 24:00, zgjatet orari i gastronomisë

Komiteti për menaxhim të pandemisë, në mbledhjen e mbajtur sot ka rekomanduar lehtësim të masave antiCOVID, të cilët pritet të miratohen nesër.

Lajmin e ka konfirmuar Drin Podrimqaku, këshilltar i ministrit të Shëndetësisë, Rifat Latifi.

Ai tha se ora policore është rekomanduar të zhvendoset në orën 24:00, ndërsa puna e gastronomisë të lejohet deri në orën 23:00.

Për qytetarët që hyjnë në Kosovë do të nevojiten dy doza të vaksinës apo nëse kanë një dozë nevojitet testi PCR.

E ministri Rifat Latifi ka thënë se nëse është e nevojshme mund të ketë përsëri shtrëngim të masave.

Exit mobile version