9.7 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

spot_img

Rekomandimi i Milaim Zekës: Albin Kurti duhet të dalë dhe të japë dorëheqje

Ish-deputeti i Kosovës, Milaim Zeka, tha se ka informata të sakta se ka një javë që kur kryeministri Albin Kurti është bindur se kjo Qeveri duhet shkarkuar.

Sipas Zekës shkarkimi i ministrit të Punëve të Brendshme, Agim Veliu, është bërë me qëllim që Kurti të vetëshkarkohet, njofton Klan Kosova.

“Ka minimum një javë që kur Albin Kurti e ka bindur veten e vet se kjo Qeveri duhet të shkarkohet dhe kjo për arsye të mosfunksionimit të koalicionit me LDK-në, por edhe për shkak të presionit të madh ndërkombëtar. Dhe presioni nuk është vvetëm nga SHBA-ja, por edhe nga Berlini dhe Parisi”.

“Emisarët e Merkelit dhe Macronit i kanë sjellë të njëjtat kushte që i ka thënë edhe Grenelli që të hiqet taksa pa asnjë kusht. Pra, Kurti është i vetëbindur 100 për qind se ai do të shkarkohet nga partneri i tij, LDK-ja dhe nga presioni ndërkombëtar. Kështu që, shkarkim për shkarkim, ai po do që të vetëshkarkohet dhe të mbrojë parimet e veta rreth taksës”.

Zeka në Info Magazine të Klan Kosovës tha se vendimi i Kurtit për shkarkimin e Veliut ishte i gabuar.

“A ka bë mirë apo keq? Të isha këshilltar i Kurtit do të thosha se e ka bërë një veprim të pamatur dhe të keq, por Kurti ka dy probleme dhe po i zgjidhi këto, vendimet i merr pa asnjë hezitim. I pari është te vetë bindja dhe problemi i dytë te gjetja e arsyetimit. Të dyja këto i ka arritur në raport me ministrin e Brendshëm dhe të dyja këto i ka gjetur me të”.

“Arsyetimi ka qenë që Veliu ka shpërndarë panik. Por, deklarata e tij është shumë e matur sepse gjendja në Kosovë është për panik. Kosova me dy milionë banorë ka vetëm 95 shtretër”.

Zeka tha se edhe nëse nuk ka qenë gabim shkarkimi i Veliut, Kurti do të mund të merrte këso veprime nëse partia do t’i kishte 62 deputetë. Atëherë s’do të kishte nevojë ta pyesë Isa Mustafën.

“Nuk po them që Albin Kurti e ka gabim, por e ka gabim se është me LDK-në dhe në momentin kur merr vendime të tilla duhet me dalë dhe me dhënë dorëheqje si kryeministër”.

“Pavarësisht çka do të gjejë për arsyetim, me përfundimin e mandatit të kësaj Qeverie e vërteta do të dalë në shesh qysh ka dalë edhe me Qeverinë e Haradinajt. Ai tha se dha dorëheqje për shkak të Gjykatës Speciale, doli që s’është kjo”.

Zeka po ashtu tha se Kurti nuk i shkarkoi dy ministrat e tij edhe pse patën deklarata të kundërta me të.

“Janë dy ministra të Vetëvendosjes që kanë dalë me deklarata skandaloze dhe kundër Albin Kurtit: Një e Blerim Rekës dhe e dyta deklarata e Glauk Konjufcës që ka thënë se s’do ta pranojë Lajçakun për ndërmjetësues gjë që është kundër asaj çka ka thënë Kurti se do ta pranojë çdo përfaqësues që e sjell Brukseli për ndërmjetësim. Domethënë Kurti nuk e shkarkoi as Rekën as Konjufcën”.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img