Site icon PrishtinaPress

Reka takoi shefin e EULEX-it, i kërkoi ndihmë për gjetjen dhe identifikimin e personave të zhdukur

Ministri në detyrë i Integrimit Evropian, Blerim Reka priti sot, Shefin e Misionit të EULEX-it Lars Gunnar Wigemark, me të cilin bisedoi për mbështetjen e këtij misioni të Bashkimit Evropian për sundimin e ligjit në Kosovë.

“Reka, falënderoi Wigemark për kontributin e këtij misioni në fushën e drejtësisë, duke shtuar se ky është edhe synimi i Qeverisë së Kosovës, atë të sundimit të ligjit dhe luftimit të korrupsionit dhe krimit të organizuar. Më tej, Shefi i Misionit të EULEX-it u njoftua mbi të arriturat e qeverisë në 100 ditët e para të saj të qeverisjes, ku pjesë thelbësore e programit qeverisë është sundimi i ligjit, prandaj edhe shumica dërmuese e 192 vendimeve qeveritare të ndërmarra janë në funksion të zbatimit të ligjit në vend. Po ashtu, ministri Reka theksoi se këtë nuk e bëjmë sa për të jetësuar Agjendën Reformuese Evropiane, por për shkak të funksionimit të Republikës së Kosovës, si shtet i së drejtës me ligjin mbi të gjithë dhe jo si shtet privat”, thuhet në njoftimin për media.

 

Exit mobile version