Shefi i misionit në Konsullatën e Përgjithshme të Kosovës në New York, Blerim Reka, ka marrë pjesë në ceremoninë e inaugurimit të Violetta Berishës, kryetares së parë shqiptaro-amerikane e Bashkisë së Fairview.
Me këtë rast, Reka ka thënë se Violetta Berisha, ka bërë krenarë të gjithë shqiptarët.
“Mbrëmë në ceremoninë e betimit solemn të Prefektes së Fairview, Violetta Berisha, të parës shqiptaro-amerikane në krye të qytezës në historinë e saj 139 vjeçare”, ka shkruar ai në Facebook.
“Në praninë e guvernatorit të Nju Xhersit, Phil Murphy, kongresistit Bill Pascrell, e zyrtarëve të lartë të këtij shteti amerikan, Violetta na bëri krenarë gjithë shqiptarëve”, ka shtuar Reka.
Fairview është një bashki e vendosur në Bergen County, në shtetin amerikan të New Jersey.